Inter fiton ndaj Cagliarit dhe shtynë festën në qytetin e Milanos – shpreson deri në fund për titullin

Inter ka marrë fitoren e nevojshme ndaj Cagliari, për të shtyrë vendosjen e titullit të kampionit për xhiron e fundit.

Marketing

‘Zikaltërit’ kanë fituar me rezultatin 1:3 në udhëtim kundër Cagliari.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 25’, nga Darmian. Ky gol vendosi pjesën e parë.

Lautaro Martinez dyfishoi epërsinë e Inter me golin e minutës së 51’, kurse dy minuta më vonë Cagliari ngushtoi rezultatin në 1:2 me golin e Lykogiannis.

Lautaro Martinez doli në skenë edhe në minutën e 84’, kur shënoi për 1:3 për t’i dhënë fund dilemës së fituesit në këtë ndeshje.

Qyteti i Milanos do të festojë titullin e kampionit të Serie A, por Inter ka shtyrë deri në xhiron e fundit për të parë nëse festohet me të kuqe apo me të kaltër.

Milan ka nevojë vetëm për një pikë që të shpallet kampione, Inter duhet të fitojë dhe të shpresojë në humbjen e Milanit.

Inter ka 81 pikë në pozitën e dytë në tabelë, Milani ka 83 në pozitën e parë. Cagliari mbetet në zonën që e zbret në Serie B me 29 pikë.