Inter hap të gabuar në garë për titull – Torino i bën favor Milanit e Napolit

Inter ka bërë një hap të gabuar në luftën për të ruajtur titullin e kampionit të Serie A.

Marketing

Skuadra e Inter ka lëshuar pikë në udhëtim kundër skuadrës së Torino, duke luajtur baras 1:1.

Goli i parë në këtë takim u shënua në pjesën e parë, shkruan lajmi.net. Ishte Bremer ai që pas asistimit të Pobega arriti të dërgonte topin në rrjetë për 1:0.

Pas golit të pranuar, Inter rriti presionin maksimalisht dhe kërkoi pikët e plota në këtë ndeshje, por arriti vetëm një barazim.

Barazimi erdhi me golin e vonshëm të Alexis Sanchez, i cili shënoi në minutën e 90+3′, pas asistimit të Dzeko.

Me rezultatin e mbrëmjes së sotme, Torino shkon në 35 pikë në pozitën e 11.

Inter shkon në 59 pikë në pozitën e tretë, me një pikë më pak se Napoli e katër pikë më pak sesa Milan. Kësisoj, ‘Zikaltërit’ humbin mundësinë e tejkalimit të Milan, pasi shpërdoruan lojën e parë që kishin në dorë. Ata tani mund të kalojnë Napolin në rast se fitojnë ndeshjen e mbetur, por Milanit i afrohen vetëm një pikë në rastin më të mirë.

Gjithsesi, deri në fund të sezonit të Serie A ka edhe nëntë xhiro.