Inter i shpëton humbjes nga Atalanta, Handanovic bën heroin

Inter dhe Atalanta kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ‘San Siro’ në sfidën derbi të xhiros së 19-të të Serie A
‘Zikaltërit’ e nisën këtë takim në mënyrën më të mirë, kur një kombinim mes Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinez, e nxori këtë të fundit para portës së mysafirëve në minutën e 4’, për të shënuar për 1:0.Ky gol i Interit, bëri që Atalanta të marr iniciativën në pjesën e parë, por nuk arriti të barazonte rezultatin.Insistimi i mysafrëve u shpërbyle me gol në minutën e 75’, kur Gosens barazoi në 1:1.Atalanta pati mundësi të artë të merrte tre pikët në San Siro, por ishte Samir Handanovic që priti penalltinë e Lucas Muriel në minutën e 88.Në fund, Inter 1:1 Atalanta.

Marketing