Inter me përmbysje eliminon Empolin, prek çerekfinalen

Inter më shumë vështirësi ka siguruar kualifikimin në çerekfinale duke eliminuar Empolin.

Marketing

Vendasit pas plotë 120 minutave arritën fitoren në “Giuseppe Meazza” me rezultat 3 – 2.

Alexis Sanchez realizoi me kokë pas një harkimi të Dumfries për t’i dhënë epërsinë Interit pas vetëm 13 minutave lojë.

Tutje, dy skuadrat kishin disa raste shënimi, por nuk i konkretizuan në gol.

Empoli u këndell në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Ishte mesfushori shqiptar Nedim Bajrami që realizoi gol të bukur pas një asistimi të Asllanit për të barazuar rezultatin (61′).

Ndërsa, një autogol i Radu (76′) ndikoi që mysafirët të rikthejnë serish avantazhin.

Inter nuk u dorëzua dhe arriti të shënoi në kohën shtesë përmes Ranochia që realizoi një eurogol (90+2), duke dërguar ndeshjen në kohë shtesë.

“Neurazzurët” dominuan në kohën shtesë dhe golin e kualifikimit e shënoi Sensi nga distanca pas një pasimi të Sanchez (105).