Inter ka shënuar fitore në udhëtim te Fiorentina.
“Neurazzurët” fituan me rezultat 1 – 3, shkruan lajmi.net.
Fiorentina kaloi fillimisht në epërsi me anë të Sottil (23′), që u asistua nga Gonzalez, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Inter ishte skuadër tjetër, ku për tre minuta përmbysen rezultatin.
Fillimisht, Darmian pas asistimit të Barellas barazoi shifrat (52′).
Kurse, pas tre minutave, Edin Dzeko vendosi Interin në epërsi (55′).
Sulmuesi Ivan Perisic vulosi fitoren e skuadrës së Inzaghit pak minuta para fundit (87′).
Me këtë fitore, Inter merr kreun me 13 pikë, derisa Fiorentina renditët e gjashta me nëntë sosh.