Inter vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.
Inter do ta ringjallë interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.
E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se “Nerazzurrët” vazhdojnë të monitorojnë situatën e yllit kroat te skuadra nga Santiago Bernabeu.
Inter tentoi blerjen e Modricit gjatë afatit kalimtar të verës por presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez refuzoi shitjen e mesfushorit pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Megjithatë, Inter ka bërë gati planin për të provuar sërish blerjen e Modricit pas rihapjes së afatit kalimtar të futbollistëve në janarin e vitit 2019.