Inter ka marrë biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.
‘Zikaltrit’ kanë shënuar fitore 2:1 në ndeshjen çerekfinale kundër Bayer Leverkusen.
Goli i parë në këtë takim u shënua nga Nicolo Barella, në minutën e 15’ të takimit.
Gjashtë minuta pas Barella, rrugën e golit gjeti edhe Romelu Lukaku për 2:0, i cili njëkohësisht vendosi rekord të të gjitha kohërave në Ligën e Evropës/Kupën UEFA.
Lukaku është bërë lojtari i parë në historinë e këtij kompeticioni që shënon në nëntë ndeshje radhazi.
Kurse, për rezultatin final u përkujdes ylli në rritje, Kai Havertz, i cili shënoi në minutën e 25’.
Në këto 25 minuta të para u vendos fati i këtij takimi që ishte mjaft interesant.
Inter tashmë pret fituesin nga ndeshja Shakhtar Donetsk – Basel.