Inter mund ta fitojë Scudetton këtë vikend

16:42 | 26 Prill 2021

Marketing

Një javë e mirë për Interin nis në ndeshjen Lazio kundër Milan, me “Neurazzurët” që mund ta fitojnë Scudetton këtë vikend.

Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra e Antonio Conte mund ta fitojë trofeun me një fitore ndaj Crotones të shtunën.

Inter renditët i pari në Seria A, 11 pikë para Atalanta që renditët në pozitën e dytë dhe 13 pikë para Milan.

Por, “Rossonerët” kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe duhet të fitojnë gjashtë pikë në dy ndeshjet e radhës ndaj Lazios dhe Beneventos.

Nëse Milan nuk fiton gjashtë pikë dhe Atalanta humb ose barazon me Sassuolon, atëherë një fitore ndaj Crotones do ishte e mjaftueshme për Interin që të festojnë titullin pa përfunduar edhe katër ndeshje./Lajmi.net/