Skuadra e Inter e ka shkatërruar Bolognan në shtëpi me rezultat të thellë 6-1.
Djemtë e Inzaghit e dominuan ndeshjen që nga fillimi duke kaluar në epërsi me Lautaro Martinez, për të shënuar më pas Skrinar e Barella për rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë vendësit shënuan edhe tri herë të tjera, me Vecino dhe boshnjakun Edin Dzeko i cili u fut në lojë si reservist dhe shënoi dy herë.
Ajo që arriti të bëjë Bologna deri në fund ishte goli i Theate.