Interesim i madh për subvencione bujqësore

farmer on his tractor plowing the field, rural wyoming

Një mijë e dyzet e pesë fermerë të rinj shpresojnë të marrin ndihma shtetërore të pakthyeshme prej 10 mijë euro, për të përmirësuar kapacitetet e tyre. Interesi për këtë projekt nga Ministria e Bujqësisë pothuajse është dyfishuar. Vitin e kaluar, me paratë nga ky program, rreth 400 fermerë të rinj kanë blerë makineri të reja.

Marketing

Një prej tyre është Elzen Lekoviq nga Gorno Orizari i Velesit. Merret me lopë. Ai thotë se ndihmën shtetërore e përdorë gjithmonë.

“Mori traktorë dhe aplikova në IPARD. Me mekanizë të ri jemi, më shpejtë e punojmë tokën”, thotë bujku Lekoviq.

Kriteret për zbatimin e programit për një fermer të ri këtë vit janë shtrënguar. Arsyeja për këtë është abuzimet e mëdha, të zbuluara në vitet e mëparshme. Në vend të kushtit të vetëm të parë “i pari, shërbehet i pari”, fermerët që kanë qenë të papunë për më shumë se dy vjet kanë avantazhin, por edhe ata që investojnë në aktivitetet pas korrjes, pajisjet për përpunimin e objekteve, prodhimin organik dhe fermerët nga rajonet kodrinore dhe malore.

“Jam i lumtur që kam mbi 1000 aplikime për këtë thirrje. Kjo do të thotë punësime të reja dhe familje që do të merren me bujqësinë dhe këtë degë do të bëjmë të rritet”- thotë Lupço Nikollovski – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Vitin e kaluar, kjo masë i kushtoi shtetit rreth tre milionë euro. Nëse të gjitha aplikacionet pranohen këtë vit, buxheti i përgjithshëm mund të kalojë shumën prej mbi 10 milionë euro. Ministri Nikollovski shpreson që projekte të tilla do të zëvendësojnë subvencionet klasike.

Marketing