Interesim i shtuar për pushim të subvencionuar për punëtorët me të ardhura të ulëta

????????????????????????????????????

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot zhvilloi një konferencë shtypi në të cilën informoi lidhur me realizimin e thirrjes publike për pushim vjetor të subvencionuar për punëtorët me të ardhura të ulëta. Bekteshi tha se nga 1900 aplikime, 1300 punonjës i kanë plotësuar kushtet dhe të njejtëve u janë ndarë vauçerë për pushime të subvencionuara, në bazë të thirrjes publike nga 2 prilli deri më 31 maj të këtij viti.

Marketing

Ministri Bekteshi tha se duke pasur parasysh se 20 milionë denarë, nga 30 të parashikuarat u shfrytëzuan, një thirrje publike tjetër do të shpallet në fund të muajit gusht.

‘Thirrja e parë publike, tregoi se interesi për pushimin vjetor të subvencionuar është rritur me 68 përqind. Punëtorët mund të përdorin vauçerët në një nga 30 hotelet me të cilat kemi nënshkruar memorandume bashkëpunimi dhe në varësi të çmimit të marrëveshjeve, aty mund të qëndrojnë për dy, tre ose më shumë ditë’, tha Bekteshi.

I vetmi kusht për marrjen e subvencionit për pushim vjetor është që të ardhurat në familje të mos tejkalojnë shumë prej 22 mijë denarë.

“Jemi plotësisht të përkushtuar për rritjen e turizmit vendas, por gjithashtu edhe për të ndihmuar hoteleve lokale të rrisin ngarkesën e punës edhe jashtë sezonit”, tha Bekteshi.

Parë nga aspekti i mjeteve, Bekteshi shtoi se deri më 31.05.2018, duke marrë parasysh numrin e aplikacioneve, fondet e shpenzuara arrijnë 20 milion denarë, ndërsa 10 milion denarët e mbetur të programit, do të realizohen në tremujorin e tretë të vitit, në periudhën shtator – nëntor 2018.

Kjo masë e Ministrisë së Ekonomisë ka dy qëllime të rëndësishme për të mirën e qytetarëve, e para është parimi i “paratë te qytetarët” për të ndihmuar familjet e punëtorëve me të ardhura të ulëta, me mbështetjen e shtetit për të përdorur të drejtën e tyre themelore për pushim vjetor dhe e dyta në të njëjtën kohë u sigurohet mbështetje hotelierëve, që është në rritjen e ngarkesës së punës jashtë sezonit turistik, dhe kështu të ndihmojë zhvillimin e turizmit vendas.