Interi ka dëshpëruar që në start të sezonit të ri në Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit ka pësuar humbje 1:0 në udhëtim te Sassuolo, për të regjistruar një fillim aspak të mirë të sezonit të ri në Itali.
Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi sulmuesi Domenico Berardi.
Reprezentuesi italian u tregua i saktë nga pika e penalltisë duke mposhtur Handanovicin në minutën e 27’ të ndeshjes.
Në xhiron e dytë Interi rikthehet të luajë në ‘San Siro’, ku e pret skuadrën e Torinos.