Ballina Sport Interi dëshpëron që në start, mundet në udhëtim te Sassuolo

Interi dëshpëron që në start, mundet në udhëtim te Sassuolo

Interi ka dëshpëruar që në start të sezonit të ri në Serie A.

Marketing

Skuadra e Luciano Spallettit ka pësuar humbje 1:0 në udhëtim te Sassuolo, për të regjistruar një fillim aspak të mirë të sezonit të ri në Itali.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi sulmuesi Domenico Berardi.

Reprezentuesi italian u tregua i saktë nga pika e penalltisë duke mposhtur Handanovicin në minutën e 27’ të ndeshjes.

Në xhiron e dytë Interi rikthehet të luajë në ‘San Siro’, ku e pret skuadrën e Torinos.

Exit mobile version