Interi ka fituar ndeshjen ndaj Spezias.
3:0 fitoi Interi në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A.
Gjatë gjithë takimit ‘Nerazzurrët’ ishin më të mirë, duke dominuar në çdo aspekt.
Lautaro Martinez në minutën e 35` shënoi golin e epërsisë për Interin.
Pavarësisht rasteve pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të vendasve.
Edhe në 45 minutat e tjerë Interi ishin më të mirë duke shënuar edhe dy herë.
Në minutën e 52` ishte Hakan Calhanoglu që dyfishoi epërsinë.
Joaquin Correa u përkujdes për rezultatin final të ndeshje 3:0, me golin e shënuar në minutën e 82.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e gjashtë pikëve, kurse Spezia ka tri.