Interi e ‘blindon’ Lukakun, i vendos një çmim të lartë

Forma e lartë e Romelu Lukakus ka ndikuar që shumë klube evropiane të interesohen për të.

Marketing

‘Nerazzurri’ megjithatë i kanë vendosur një çmim prej 120 milionë eurove për Lukakun, marrë parasysh krizën financiare që ka kapluar klubet, një gjë të tillë nuk mund të ofrojë askush.

Sipas Il Corriere dello Sport, edhe Interi duhet të shesë një apo dy lojtarë këtë verë për shkak të situatës financiare në të cilën gjendet klubi.

Nicolo Barella dhe Stefan de Vrij, Alessandro Bastoni, Marcelo Brozovic, Christian Eriksen dhe Milan Skriniar gjithashtu kanë tërhequr interes nga klubet e mëdha në Evropë.

Sulmuesi belg u bashkua me Interin në një marrëveshje prej 80 milion € nga Manchester United në 2019.

Në anën tjetër, Barcelona dhe Manchester City po monitorojnë nga afër situatën e belgut.