Interi ka fituar ndeshjen e parë të Serie A, ndaj Lecce.
1:2 përfundoi sfida në mes dy ekipeve.
Gjatë gjithë ndeshjes skuadër më e mirë ishin Interi, por nuk vetëm në fund arritën të fitojnë takimin.
‘Nerazzurrët’ kaluan fillimisht në epërsi, me golin nga Romelu Lukaku në minutën e dytë.
Pavarësisht rasteve nga mysafirët pjesa e parë u mbyll 0:1.
45 minutat e tjerë më mirë e nisën vendasit, pasi arritën të barazojnë rezultatin.
Në minutën e 48` ishte Ceesay që tundi rrjetën e Sami Handanovic.
Interi kishin mundësinë të rikthenin epërsinë, por vetëm në minutat shtesë ishte Dumfries që shënoi për t`i dhuruar fitoren ekipit të tij.
Kështu Interi merr pikët e plota në ndeshjen e xhiros së parë në ligën italiane.