nteri e ka paralajmëruar Manchester Unitedin që t’i mbajë duart larg yllit të skuadrës, Ivan Perisicit.
Kjo është vera e dytë më radhë që “Djajtë e kuq” tentojnë t’ia rrëmbejë “Zikaltërve” anësorin kroat, me Jose Mourinhon që e admiron 29-vjeçarin.
Megjithatë, Tuttosport raporton se Interi dëshiron ta mbajë patjetër Perisicin pasi këtë sezon kthehet për të luajtur edhe në Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube.
Javë më parë mediat sugjeruan se gjiganti italian do t’i kërkonte rreth 55 milionë euro për shërbimet e Perisic.
Por, gazeta italiane tani pohon se Interi ia ka bërë me dije Unitedit se anësori nuk është në shitje.
Perisic është ende në pushim, pasi ishte pjesë e ekipit kombëtar kroat në finale të Kupës së Botës Rusia 2018.