Inter ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Brescias, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të të Serie A, të zhvilluar në ‘San Siro’.
Zikaltërit nuk janë treguar aspak miqësor ndaj Brescias, që renditen në vendin e fundit në tabelë.
Ashley Young me një gol të bukur me vollej goditje në minutën e 5’, i dha epërsinë e Interit, para fillimit të një goleade.
Alexis Sanchez nga penalltia dyfishoi epërsinë në minutën e 20’, ndërsa Danilo D’Ambrosio në fund të pjesës së parë, shënoi për 3:0.
Në pjesën e dytë, Inter realizoi edhe tre herë, me Roberto Gagliardini (52), Christian Eriksen (83) dhe Antonio Candreva (88).
Me këtë fitore, Inter numëron 64 pikë, dhe renditet në vendin e tretë në Serie A.