Interi futet në 16 më të mirët e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas një dekade

Interi mund të festojë kalimin e tyre në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, gjë që u vulos matematikisht pasi Real Madrid mundi Sheriffin.

Marketing

Nerazzurët e bënë të mundur kualifikimin e mëtutjeshëm me një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk.

Megjithatë fillimisht lojtarët nuk mund të festonin derisa të siguroheshin se Real Madridi do të mposhtte Sheriffin. Kjo u realizua pa probleme, pasi Real Madridi doli fitues 3-0 si mysafir.
Interi është në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2011-12, shkruan FI, përcjell Klankosova.tv.

Në sezonin 2010-2011, ata kishin fituar tripletën – Ligën e Kampionëve, Serien A dhe Kupën e Italisë – nën drejtimin e Jose Mourinhos.