Interi humb Asllanin dhe dy yje të tjerë për sfidën e Ligës së Kampionëve

Interi ka bërë të ditur se Hakan Çalhanoglu ka pësuar një sforcim në aduktorët e kofshës së majtë dhe sipas “Sky Sport Italia”, ai dhe Françesko Açerbi ka të ngjarë të humbasin ndeshjen e së dielës kundër Juventusit.

Marketing

Çalhanoglu dhe Açerbi pësuan lëndime muskulore në pjesën e parë të fitores 1-0 të Interit ndaj Romës të dielën mbrëma. “Nerazzurrët” lëshuan një përditësim mjekësor për mesfushorin turk, i cili i ishte nënshtruar testeve mjekësore në mëngjes.

“Hakan Çalhanoglu iu nënshtrua një skanimi MRI këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano pas zëvendësimit të tij në ndeshjen e djeshme kundër Romës.Testet zbuluan një tendosje në aduktorët e kofshës së tij të majtë”, tha Inter në një deklaratë.

Nga ana tjetër, sipas korrespondentëve të “Sky Sport Italia”, Mateo Barzagi dhe Andrea Paventi, Açerbi është diagnostikuar me të njëjtin dëmtim. Kjo do të thotë që të dy lojtarët do të humbasin ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Jang Bojsit dhe janë në dyshime serioze për ndeshjen e radhës në Serie A, kundër Juventusit më 27 tetor.

Kristjan Asllani gjithashtu ka munguar në stërvitjen e sotme dhe nuk do të jetë në dispozicion ndaj Jang Bojsit, ndërsa Piotr Zielinski është stërvitur pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës të hënën dhe mund të kualifikohet për ndeshjen e radhës.

Marketing