Interi nuk e njeh humbjen.
Zikaltrit mposhtën 3-1 në transfertë skuadrën e Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të në Serie A.Serinë e golave e nisi Stefano Sensi, i cili realizoi me ndihmën e Alexis Sanchez në minutën e 20’ të takimit.
Vetëm dy minuta më vonë, Inter dyfishoi avantazhin me anë të Alexis Sanchez i cili realizoi golin e parë me fanellën zikaltër.
Por prej minutës së 46’ Interi ka mbetur me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me kartonin e kuq të sulmuesit kilian.
Sampdoria shfrytëzoi epërsinë numerikë në fushë, dhe në minutën e 55’ ngushtoi diferencën e golave 2-1 me anë të Janktos.
Por, Gagliardini qetësoi skuadrën e Inter, kur në minutën e 61’ arriti të realizonte golin e tretë për t’i dhuruar fitoren zikaltërve.
Pas këtij suksesi, Interi kryeson me pikë të plota Serinë A, dy më shumë se Juventusi.