Interi e ka mposhtur 5-0 Shakhtar Donetskun në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, për të kaluar kështu ën finale.
Pas vetëm 19-të minutash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Lautaro Martinez që u asistua nga Nicolo Barella.
Interi e vazhdoi dominimin e thellë ndaj skuadrës ukrainase, duke dyfishuar rezultatin me anë të Danilo D’Ambrosio në minutën e 64-të që u ndihmua nga Marcelo Brozovic.
Lautaro (74’), arriti që të realizonte edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Interin derisa u asistua nga Romelu Lukaku. Sulmuesi belg më pas kaloii në rolin e golashënuesit dhe në minutën e 78-të arriti të shënonte golin e katërt për skuadrën italiane. Lukaku u gjend edhe një herë në listën e realiztorëve, pasi shënoi për 5-0 në minutën e 84-të me një shërbim mjaftë të mirë nga Stefan de Vrij.
Interi kështu kaloi në finale të Ligës së Evropës, aty ku do të përballet me Sevillën që eliminoi në fundjavën që shkoi Manchester Unitedin me rezultat 2-1.
FORMACIONET ZYRTARE:
Inter (3-5-2) Handanovic, Godin, De Vrij, Bastoni, Dambrosio, Barela, Brozoviç, Galjardini, Jang, Lautaro Martinez, Lukaku.
Shahtjor (4-2-3-1) Pjatov, Dodo, Krivtsov, Bondar, Matvyenko, Marcos Antonio, Stepanenko, Marlos, Alan Patrick, Tajson, Moraesh.