Interi merr një fitore ndaj Plzen, Tottenham merr një dush të ftohtë nga Sporting

Kanë përfunduar ndeshjet e parapara për orën 18:45 në Champions League.
Interi ka fituar si mysafir ndaj Viktoria Plzen me rezultat 0-2, ndërsa Tottenhami ka ngecur kundër Sportingut, duke humbur 2-0.

Marketing

Në ndeshjen e luajtur në Plzen, Interi e dominoi ndeshjen duke shënuar që në minutën e 20’ me Edin Dzekon, teksa i humbi edhe disa mundësi të mira shënimi.

Kështu përfundoi pjesa e parë, me të dytën që solli edhe një gol. Ishte Denzel Dumfries i cili në minutën e 70’ e gjeti golin e dyfishimit të rezultatit.

Ndeshja tjetër Sporting – Tottenham ishin golat e Paulinhos dhe Arthur Gomez që e vendosën epilogun e ndeshjes.

Falë kësaj fitoreje, Interi kthen shpresat për sigurimin e njërës nga dy pozitat e para të grupit, ndërsa Spurs bëjnë një hap fals në konsolidimin e pozitës në grupin e tyre. /Lajmi.net/

Marketing