Interi ndalet në xhiron e tretë të Serie A, mposhtet nga Lazio

Lazio ka arritur fitore ndaj Interit.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka regjistruar fitore në xhiron e tretë të Serie A, pasi mposhti 3:1 Interin.

Marketing

Gjatë 90 minutave të zhvilluara në ‘Stadio Olimpico’ u zhvillua një ndeshje e baraspeshuar nga të dy skuadrat.

Por, më të saktë në konkretizime u tregua Lazio.

Fillimisht vendasit shënuan në minutën e 40` me anë të Felipe Anderson.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale (1:0) për vendasit.

45 minutat e tjerë ishin mjaft interesant, pasi u tund rrjeta edhe tri herë.

Ishte Lautaro Martinez që gjeti golin e barazimit, në minutën e 51` të ndeshjes.

Kurse për Lazion golin e rikthimit të epërsisë e shënoi Luis Alberto, në minutën e 75` me një supergol.

Për rezultatin final të takimit u përkujdes Pedro Rodriguez në të 86-tën.

Kështu Interi me këtë humbje ka gjashtë pikë, kurse Lazio shkon në kuotën e shtatë sosh.