Interi nuk fiton prej 10 vitesh, Conte: Mesi më duket çmenduri

Idyti në renditje, me statistika që në anët e zikaltërve nuk i shikonin nga sezoni 2010-’11. Me mbrojtjen më pak të mposhtur (36 gola, kundër 38 të Juves dhe Lacios) dhe me sulmin që ka shënuar më pak vetëm se Atalanta (96 me 77).

Marketing

Tani mendja është te dy sfidat e mbetura me Gatuzon dhe Gasperinin, por mbi të gjitha te Liga e Europës, në përpjekje për të mbyllur sezonin me një trofe.

Antonio Conte nuk ka shumë kohë për të menduar se si mund të kishte qenë Interi i tij.

E sigurt është që ka humbur shumë pikë në përmbysje e kushedi ku do të kishte qenë sot skuadra e tij: “Mendoj se gjatë periudhës së fundit, nuk e di se për cilat arsye, gota është parë gjysmë bosh. Nuk mund t’i rikuperohen 25 pikë nga sot nesër Juventusit. Trajneri i ri nuk ka ‘shkopin magjik’ që sistemon gjithçka: janë 10 vite që nuk fitojmë. Duhet të kemi përulësinë për të kuptuar se është nisur një projekt i ri dhe që do të nevojitet kohë për t’u rikthyer në kohët e arta”. Konte ka shtuar:

“Pengjet e mia i përkasin ndeshjeve me Sasuolon dhe Bolonjën, ku kemi qenë ne fajtorë. Në të tjerat skuadra ka dhënë gjithçka, ka munguar instinkti vrasës për të mbyllur ndeshjen.

POZICIONI DHE SHIFRAT – Pas Fiorentinës, ishte shprehur se kur renditesh i dyti, je humbësi i parë, këtë herë Konte përdor fjalë të tjera. Për të fiton ose fiton, të tjerat nuk kanë rëndësi, por çfarë ka bërë në këtë vit të parë tek Interi nuk duhet harruar: “Kemi regjistruar 76 pikë, një numër pozitiv, por jam i sigurt se nuk mjafton për të fituar. Kampionati do të fitohet nga dikush tjetër, ne duhet të kemi ambicien për të arritur sa më lart, të përfundojmë këtë kampionat në mënyrën më të mirë”.

Marketing