-Interi shpartallon Milanin 5-1 dhe merr kreun e Serie A.
Derbi në “San Siro” ka qenë mbushur plot me gola dhe emocione.
Zikaltrit dhe kuqezinjtë janë dy skuadrat me ecurinë më të mirë pas 3 javëve në këtë sezon me 3 fitore në 3 ndeshje.
Interi që ende nuk ka pësuar gol në këto javë është edhe skuadra që zbllokon ndeshjen që në minutën e 5-të, Mikitarian kalon skuadrën e Inaghit në avantazh.
Pjesa tjetër e lojës kontrollohet nga Milani i cili afrohet disa herë në portën e Sommer por pa finalizuar saktë. Në një kundërsulm në minutën e 38-të, Markus Thuram shënon një supergol duke dyfishuar avantazhin.
Me shifrat 2-0 u mbyllën 45 minutat në “San Siro”, një një ndeshje me mjaft emocine dhe raste nga të dyja ekipet.
Me fillimin e pjesë së dytë kuqezinjtë japin shkëndija reagim me golin e Rafael Leao duke ngushtuar diferencën në 2-1përkohësisht, duke thyer kështu rekordin e Somerr i cili ende deri në këtë javë nuk kishte pësuar gol.
Por shumë pak qëndroi rezultati në këto shifra pasi Mikitarian shënon golin e 3-të në minutën 69-të.
Zikaltrit janë zot të fushës dhe në 10 minuta pas në të 79-n fitojnë një penallti pas një kontakti mes Leaos dhe Lautaro Martinez brenda zonës. Calhanoglu e merr përsipër dhe çon shifrat në 4-1.
Në kohën shtesë ishte Fratesi çon shifrat në 5-1 duke i dhënpë një fitore të madhe Interit që shkon në krye të Serisë A i vetëm me 4 ndeshje 4 fitore.
https://www.cdnimpuls.com/video/6505dbf64f9d3.mp4?_=6
https://www.cdnimpuls.com/video/6505dbf666fa1.mp4?_=7
https://www.cdnimpuls.com/video/6505e64a33de3.mp4?_=8
https://www.cdnimpuls.com/video/6505e64a1a5dd.mp4?_=9
https://www.cdnimpuls.com/video/6505eb7e1742e.mp4?_=10