Interi siguron mbrojtësin sllovak deri më 2023

Interi ka arritur akordin me Milan Skriniar për rinovimin e kontratës deri në vitin 2023. Vetëm firmat mungojnë, por siç shkruan “Corriere dello Sport” , tani duhet të konsiderohet një marrëveshje e përfunduar. Shkrinar do të ketë rritje të rrogës në 1.7 milion euro në sezon deri në 3 milionë euro plus bonuse. Interi i ka siguruar një pozicion edhe më të fortë mbrojtësit, sepse marrëveshja e re nuk parashikon asnjë klauzolë largimi. Klubi absolutisht nuk e donte dhe sllovaku nuk kërkoi për ta vendosur atë, duke e bërë më të fortë këtë marrëdhënie mes tyre.

Marketing