Interi ‘thyen’ Lazion , merr kreun e Seria A

Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi kundër Lazios.

Marketing

“Neurazzurët” fituan me rezultat bindës 3 – 1.

Ishte sulmuesi Romelu Lukaku që u tregua i saktë nga pika e bardhë për të zhbllokuar rezultatin (22′).

Belgu dyfishoi shifrat duke përfituar nga një gabim qesharak në mbrojtjen e Lazios (45′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Mysafirët ngushtuan epërsinë përmes golit të Escalantes (61′), por dëshira për përmbysje zgjati vetëm tre minuta me Martinezin që realizoi golin e tretë për Interin (64′).

Pesë minuta më pas, u inkuadrua në lojë Vedat Muriqi, që bëri disa goditje të mira, sidomos një me kokë, por portieri kundërshtar ishte në vendin e duhur.

Me këtë fitore, Interi merr kreun e Seria A me 50 pikë, derisa Lazio renditët në pozitën e shtatë me 40 sosh.