Interi ka mposhtur Milanin me rezultat 0-3 në ndeshjen e javës së 23-të të Serie A.
Zikaltërit kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë me golin e Lautaro Martinez.
I njëjti dyfishoi rezultatin në minutën e 57-të të ndeshjes.
Golin e tretë për Interin e shënoi Lukaku në minutën e 66-të.
Me këtë fitore, Interi mbetet në vendin e parë me 53 pikë, katër më shumë se Milani që gjendet në vendin e dytë.