Interoperabiliteti rajonal hap i rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës po bën përgatitjet për fillimin e realizimit të sistemit që mundëson interoperabilitet rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor, si një hap drejt integrimit më të mirë me shtetet e rajonit dhe drejt BE-së.

Marketing

Si pjesë e këtij procesi, është thelbësore që të përfshihen gjithashtu kompanitë që operojnë në industrinë e softuerit si pjesë e transformimit digjital dhe na është dhënë ndihma nga ekspertët e Këshillit Atlantik në një përpjekje për të ecur përpara me transformimin digjital sa më shpejt të jetë e mundur. Po përshpejtojmë përpjekjet tona për një normë më të lartë rritjeje, zhvillim më të shpejtë ekonomik, sepse ne kemi mbetur prapa vendeve të zhvilluara evropiane dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë më të lehtë për popullin tonë të përparojë më shumë dhe të përmirësojë më tej jetesën e qytetarëve tanë.

Përkushtimi drejt integrimit më të mirë rajonal dhe zhvillimit të platformës rajonale të interoperabilitetit u diskutua edhe në Samitin e Ballkanit të hapur, i zhvilluar këtë javë, ku bën pjesë edhe shteti ynë.

Në takimin e rradhës në muajin dhjetor, që do të mbahet në Tiranë, do të diskutojmë me shtetet fqinje modalitetet dhe implementimin e kësaj platforme, nga e cila benefit direkt do të kenë qytetarët tanë dhe bizneset, thuhet në kumtesën e MIOA-s.