Intervista 20 vjet BDI/Ahmeti: Opozita përmes akuzave të pabaza nuk fiton asgjë, do vazhdoj të humb

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë dedikuar shënimit të 20 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq ka deklaruar se opozita shqiptare përmes akuzave të pabaza të lëshuara në adresë të BDI-së nuk do të fitojë asgjë, por vetëm se do të vazhdoj të humb dhe të dënohet nga elektorati shqiptar.

Marketing

“Kështu që kjo është këshillë nga ana ime sepse asgjë nuk kanë fituar deri më tash, qofshin tek shqiptarët, qofshin tek maqedonasit. Pse të kenë zili, po unë nuk jam fajtor që të gjithë kërkojnë që të jenë si BDI, ata duan të jenë si BDI, por nuk janë ata është BDI, është Bashkimi Demokratik për Integrim realizues i aspiratave të gjeneratave të tëra dhe këtë nuk e them unë këtë e thotë historia dhe çdo kush nuk mund të hyjë në histori”, ka deklaruar Ahmeti.