Invazion i mushkonjave në kryeqytet

avët e fundit, duket se nuk ka mbetur njeri që nuk është pickuar nga mushkonjat. Më të shqetësuar janë fëmijët tek të cilët mund të vërehet në lëkurë ënjtje, nxehtësi, skuqje dhe të kruar dhe dhembje e ndonjëherë shfaqet edhe ngritje temperature. Këto janë reaksionet ndaj pickimit të mushkonjave e që shpesh herë shoqërohen me njolla të mëdha dhe të forta në prekje. Të anketuarit për Alsat shprehen të shqetësuar për këtë dukuri, madje duke e quajtur të njëjtën “sindroma e mushkonjës”.

Marketing

“Unë I dëgjoj avionët kur kalojnë, por më duket se shumë rrallë kalojnë dhe fluturojnë shumë lart, ndoshta edhe kjo është arsyeja e humbjes së efektit. Ndoshta edhe ky vit ishte shumë I lagësht, ndoshta është dashur edhe më herët të spërkasin por sërish pushteti duhet të ndërmarrë masa dhe të jetë e gatshme për çdo rast që vjen nga natyra”.

“Ka shumë mushkonja, duhet urgjentisht të spërkasin, ndoshta tashmë është shumë vonë. Tani nuk spërkatet, është dashur kur kishte larva, tani nuk vlen asgjë”.

“Mushkonjat na mbytën, spërkatja është dashur edhe më herët. Çdo natë duhet ti mbyllim dritaret, të ndezim ndonjë tym, ti nxjerrim jashtë, nuk mundemi ndryshe. Kemi nipa të vëllezërve, ata shumë keq po e përballojnë, po u ënjten edhe këmbët kur po I pickojnë”.

Edhe mjekët apelojnë për kujdes duke këshilluar qytetarët që ndihmën e parë ta japin vet në shtëpi duke vendosur akull në vendin e pickimit.

“Ndihma e parë është të vendoset akull në vendin e pickimit që mos të përhapet helmi thellë në enët e gjakut, fëmijëve duhet tu bëjmë dush, mund të jepet antihistaminik, ky është ilaç në rast alergjie, nëse është mosha më me vogël ne I japim sirup Loratadin. Mirëpo, nëse reagimi është më alarmant, me ngufatje, ënjtje duhet të vizitohet dermatologu që ti japim terapinë ampulare.. Duhet të merret vitamina C, fëmija duhet të vendoset në dietë dhe në dy ditët e para mos të konsumohet ushqim me proteina, si vezë, mish peshku, akullore, embëlsira. Dy tre ditë të mbahet në dietë ndërkohë që të konsumohen shumë lëngje”, theksoi Lidija Bashevska, dermaneverologe.

Mjekët gjithashtu rekomandojnë të dezinfektohen ambientet e banimit, të përdoren spray dhe kremra që largojnë mushkonjat si dhe të kontrollohen bodrumet dhe të spërkaten me pesticide.

Ndërkohë, shkencëtarët thonë se aroma, shikimi dhe i nxehti ndikojnë në pickimin e njeriut nga insektet. Të dhënat janë bazuar pas një studimi të bërë ku evidentohet se mushkonjat janë të tërhequra nga aroma e CO2 (dioksidit të karbonit), që është në frymëmarrjen e njeriut.

Marketing