Inzaghi tregon nëse Lautaro do të luaj nesër ndaj Barcelonës

Simone Inzaghi është paraqitur në konferencë për media sot para ndeshjes ndaj Barcelonës.

Trajneri i Interit ka dhënë më shumë shpresa për rikthimin e Pavard nga lëndimi, ndërsa gjasat për paraqitjen e Lautaros duken të zbehta.

” Do të na duhet një Inter i shkëlqyer , po përballemi me një ekip të shkëlqyer. Në ndeshjen e parë luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, në të cilën duhet të kishim bërë më mirë në momente të caktuara. Ishim të përqendruar dhe me mendje të kthjellët, nesër duhet të bëjmë të njëjtën gjë.

Do të vendosim për Lautaron dhe Pavardin së bashku me stafin mjekësor dhe lojtarët. Ata do të duhet të më tregojnë ndjenjat e tyre. Dje Pavard bëri pjesën e parë të stërvitjes me ndjenja të mira, Lautaro nuk është stërvitur që nga Barcelona dhe do ta shohim sot” ka thënë Inzaghi.

Marketing