IOM: Numri i refugjatëve ukrainas kalon 3 milionë

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina qëkur Rusia ka nisur pushtimin e saj më 24 shkurt.

Marketing

Zëdhënësi i IOM-it, Paul Dillon, tha në një konferencë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, se totali është përpiluar nga shifrat e dhëna nga autoritetet kombëtare.

Agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR, tha se Polonia strehon më shumë se gjysmën e refugjatëve ukrainas: mbi 1.8 milion.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh, tha se shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë.

Destinacione të tyre janë edhe vendet e tjera fqinje të Ukrainës, si: Rumania, Moldavia dhe Sllovakia.

Sipas UNHCR-së, rreth 300,000 refugjatë kanë lëvizur prej atje drejt Evropës Perëndimore.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për sulm pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin rus dhe ka vendosur një sërë sanksionesh të rënda kundër Rusisë.