Së shpejti Apple do të lejojë përdoruesit të tërheqin mesazhet që nuk kishin dëshiruar t’i dërgonin në aplikacionin Messages. Aplikacioni i përditësuar i Message në iOS do të ketë një opsion të ri quajtur “Undo Send” si dhe opsionin për të edituar bisedat që keni dërguar apo t’i markoni si të palexuara, shkruan Bloomberg.
Funksionet në fjalë do të aplikohen vetëm për mesazhet e dërguara 15 minutat e fundit. Pas këtij afati përdoruesit nuk mund të bëjnë ndryshime.
Marrësit e mesazheve mund të shohin indikatorë që tregojnë nëse një mesazh është edituar apo tërhequr pas.
Gjithashtu, Apple do të lejojë rikuperimin e mesazheve të fshira për një periudhë prej 30 ditësh.