IPARD 3/ Mbi 97 milion euro mbështetje për feremerët

Të gjithë fermerët do të mund të përfitojnë nga mjetet evropiane për të rritur, zhvilluar dhe investuar biznesin e tyre. Mbi 97 milion euro janë paraparë për subvencione në projekte që kanë për qëllim zhvillimin bujqesor, në kuadër të programit IPARD 3. Zv.drejtori i agjencisë për zhvillim rural Remzi Abdullahi theksoi se risi për IPARD 3 është se mjetet do tu jepen fermerëve në çastin e nënshkrimit të marreveshjes, e jo pasi të përfundohet projekti, siç ka qenë praktikë në programet e mëparshme.

Marketing

“Për dallim nga IPARD 2 kemi dyfishu buxhetin. Nga IPARDI 2 kemi patur 65 milion, tash kemi 97 milion + 25 milion mga buxheti shtetëror. IPARD 3 dallon nga IPARD 2, pasi 50% e shumës të cilën e mbulojmë ne si agjencion, e mbulojmë ne para kohe, faktikisht prej marrëveshjes që do të nënshkruhet me Agjencinë nga pala apo nga investitori.”, tha zv. drejtori i agjencisë për zhvillim rural, Remzi Abdullahi.

Maqedonia e Veriut është lider per sa i përket shfrytezimit të IPARD fondeve, pasi 98% e fondeve të IPARD 2 veçmë jane shfrytëzuar, theksoi Abdullahi. Ai informon se mjetet e IPARD 3 do të jenë të ndara në tri thirrje.

“Në thirrjen 1 do të mund të aplikohet për të gjitha mjetet bujqesore apo makineritë bujqësore. Në thirrjen 3 do te jetë për të gjitha prodhimet të cilat merren me bujqësi. Në thirrjen e shtatë mbulohen për zhvillimin e turzmit malor dhe të gjitha makineritë prodhuese jashtë bujqësisë. Për thirrjen 1 do të mund te mbulojmë nga 60 deri 75%. Ne thirrjen 3 nga 50-60%, ku mund te aplikohet nga 5 mije euro deri në 1 milion e 500 mije euro për projekt dhe në thirrjen shtatë gjithashtu mund të aplikohet për projekt nga 5 mijë euro deri me 1 milion euro.”, tha Abdullahi.

Në maj dhe qershor do të zbatohet fushatë intensive informative në terren në të gjitha rjaonet. Është paraparë të vizitohen nga dy vendbanime në ditë, ndërsa konkursi i parë nga programi IPARD 3 duhet të shpallet nga fundi i qershorit. Në këtë thirrje mund të aplikojnë persona fizik dhe persona juridik qe nuk kanë mbi 50 të punësuar dhe të cilët kanë regjistruar humbje.