Në Iran nesër hapen të gjitha xhamitë që janë të mbyllura prej disa kohësh për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas agjencisë së lajmeve të punëtorëve iranianë (ILNA), kreu i institucionit për njoftimin e islamit, Mohammad Qomi, është shprehur se “Në kuadrin e vendimit të marrë si rezultat i bisedimeve të kryera me ministrin dhe zyrtarët tonë të shëndetësisë, ditën e martë (nesër) do të hapen xhamitë në të gjithë vendin me kusht zbatimin e masave shëndetësore”.
Xhamitë në Iran filluan të hapen për adhurim që nga java e kaluar në 132 zona të bardha të cilësuara si më pak të rrezikshme në pandeminë e COVID-19.
COVID-19 i përhapur fillimisht në Kinë, u shfaq për herë të parë në Iran në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas ai u përhap në të gjithë vendin.
Deri më sot në Iran nga COVID-19 kanë humbur jetën 6.685 njerëz, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 109.286.