Irani dënon me burg reperin iranian i cili mbështeti protestat anti qeveritare

Një reper iranian i cili mbështeti protestat anti qeveritare të vitit të kaluar është burgosur me 6 vite dhe 3 muaj burg ka konfirmuar avokati i tij.

Marketing

32 vjeçari Toomaj Salehi është shpallur i fajshëm për akuzën “korrupsion në Tokë” mirëpo është kursyer nga dënimi me ekzekutim sipas gazetës iraniane Sharq newspaper.

Reperi ishte arrestuar pas protestave që nisën pas vdekjes së Mahsa Aminit e cila ishte arrestuar se nuk e kishte vendosur mbulesën si duhet.

Akuza për “korrupsion në Tokë” është njëra ndër akuzat më seriozë e cila me raste rezulton në ekzekutim publik. Kjo akuzë është përdorur shpesh nga Irani ndaj disidentëve brenda vendit, raporton BBC.

Dënimi i Saleh vjen pas një qëndrimi disa mujor të tij në burgun e Dastgerd në Iranin qendror. Gjykimi ndaj tij ishte i mbyllur ndaj publikut ndërsa këtë proces e kanë kundërshtuar shumë grupe pro të drejtave të njeriut.

Marketing