
Në Iran numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 107. Për këtë arsye Ministri i Shëndetësisë, Saeed Namaki, tha në një konferencë për media se të gjitha shkollat dhe univerisitetet do të mbeten të mbyllura deri më 20 mars. Ndërkohë edhe India ka njoftuar mbylljen e institucioneve arsimore deri më 31 mars, pas konfirmimit të 29 rasteve me koronavirus. Në Irak u konfirmuan 2 viktimat e para nga koronavirusi.