Irani kërcënon keq SHBA-në

Iranianët duhet të qëndrojnë bashkë përball presionit amerikan “që ta gjunjëzojmë SHBA’në”, tha presidenti i Iranit të mërkurën gjatë një fjalimi në një televizion iranian.

Marketing

“Ne do t’i marrim problemet. Do ta marrim presionin. Por nuk do ta sakrifikojmë pavarësinë tonë”, tha Ruhani

Ai konsiderohet si i moderuar por i ka shtuar fjalët e ashpra në drejtim të SHBA’ve pas vendimit të Trump për t’i dhënë fund marrëveshjes bërthamore me Iranin që u pasua me vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj shtetit teokrat.

Ndryshe, ndaj tërheqjes nga marrëveshja nga SHBA’ja ka reaguar ashpër edhe BE, e cila insiston se ajo duhet të ruhet dhe të respektohet.