Irani merr “peng” 2 cisterna nafte nga anijet greke, shpërthen Dendias: Do ta paguani shtrenjt

Autoritetet iraniane kanë sekuestruar dy cisterna greke me naftë në Gjirin Persik.

Marketing

Sipas medieve greke helikopterët e marinës iraniane u ulën në dy anijet greke, ekuipazhet duke i çuar anijet greke në ujërat territoriale iraniane.

Anija “Delta Poseidon” kishte një ekuipazh prej 25 personash, dy prej të cilëve grekë, raporton abcnews.al

Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj marrjes së cisternave greke nga Irani.

Zyrtarët grek cilësuan sekuestrimin e cistrernave të naftës si pirateri dhe shkelje të të drejtave ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri thirrje Iranit për lirimin e menjëhershëm të anijeve dhe ekuipazheve të tyre, duke thënë se këto veprime do të kenë ndikim negativ për marrëdhëniet midis dy vendeve si edhe në marrëdhëniet BE-Iran.

Gjithashtu ministria e Jashtme greke ka këshilluar qytetarët grekë të shmangin udhëtimet drejt Iranit./abcnews.al/