Për shkak të shpenzimeve rekorde të energjisë elektrike në Iran, Ministria e Energjisë ka paralajmëruar se mund të vijë deri te ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në mbarë vendin.
Ministria përmes një njoftimi thekson se rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike të vendit, për shkak të shpenzimit të lartë ndodhet në krizë.
“Përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Energjisë dhe masave të shumta për të kursyer energji elektrike, ndër të cilat edhe shkurtimi i orarit të punës, shpenzimet ende janë në nivele rekorde. Rrjeti i elektrodistribuimit është në krizë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, thuhet se në periudhën verore, në Iran, mesatarisht prodhohen 58 mijë megavat të energjisë elektrike dhe paralajmëruan se në mbarë vendin mund të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Të dhënat e Ministrisë së Energjisë të Iranit tregojnë se me shpenzimin e 57,097 megavat të energjisë elektrike, dje është thyer rekordi.