Washington pritet të përshkallëzojë krizën me Iranin pas rrëzimit të një droni amerikan në territorin iranian.
Forcat ushtarake të Teheranit njoftuan të enjten se mjeti fluturues i papilotuar nga njerëz u qëllua nga një raketë tokë-ajër pasi hyri në hapësirën ajrore në jug të Iranit.
Rrëzimi i dronit u konfirmua edhe nga ushtria amerikane, e cila theksoi se në momentin e goditjes mjeti po fluturonte në territor ndërkombëtar dhe jo siç pretendohej nga pala tjetër.
Gjenerali iranian Hosein Salami tha se incidenti i fundit është një mesazh i qartë për Amerikën, se Irani nuk ka për të lejuar askënd të shkelë vijat e kuqe që janë hapësira ajrore dhe detare e vendit.
Frikërat për një konflikt të mundshëm në Gjirin Persik janë rritur nga 13 qershori, kur SHBA-ja akuzoi Teheranin për sulmet me mina ndaj dy anijeve në brigjet afër Omanit.
Pamjet e operacionit të forcave iraniane tek çaktivizonin një minë të pashpërthyer u filmuan nga një tjetër dron amerikan që patrullonte zonën, dhe që po ashtu raportohet se u vu në objektivin e Iranit për t’u rrëzuar.
Si Uashingtoni, edhe Teherani prej muajsh përsëritin se nuk kërkojnë luftë me njëra-tjetrën.
Së fundmi Irani është bërë më kërcënues duke paralajmëruar rritjen e rezervave me lëndë radioaktive dhe shkeljen e zotimeve për armëve bërthamore.
Shtetet e Bashkuara janë përgjigjur me sanksione të ndryshme ekonomike dhe kanë rritur prezencën e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme.