Irani thotë se bota pret që qeveria Trump të ndalojë luftën në Gaza

Duke folur në samitin e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, zv. presidenti i Iranit, Mohammad Reza Aref tha sot se “bota po pret” që ardhja e Donald Trump si president i SHBA të ndalojë luftërat barbare të Izraelit në Gaza e Liban, ndaj Hamas e Hezbollah.

Ai gjithashtu dënonte fushatën e vrasjeve të ushtrisë së Izraelit duke e quajtur “terrorizëm organizuar”.

“Qeveria amerikane është mbrojtësja kryesore e veprimeve të regjimit sionist të Izraelit, prandaj bota po pret për premtimin e qeverisë së re të këtij vendi që t’i japë fund menjëherë luftës kundër popullit të pafajshëm të Gazës e të Libanit”, tha Mohammad Reza në samitin në Riad.

Marketing
Izraeli thotë se prej nisjes së fushatës në 7 tetor 2023, ka vrarë një numër zyrtarësh të Hamas dhe kreun e vjetër të Hezbollah.

Por Aref tha se operacionet e vrasjeve të shënjestruara nuk janë asgjë përveç krimeve e paligjshmërisë, ndërsa quante ‘terrorizëm të organizuar’ vrasjet e liderëve dhe të qytetarëve të vendeve të tjera nga Izraeli”.

Megjithëse Trump ka premtuar ‘paqe’ në Linden e Mesme, gjatë fushatës ai ka thënë gjithashtu se Joe Biden duhet të lejojë Izraelin “të mbarojë punë” kundër Hamas në Gaza, shkruan rrjeti francez AFP.