Pas ngritjes së selisë së re të shoqatës humanitare, “Jetimat e Ballkanit”, të cilës i prin, humanisti i shquar, Halil Kastrati, sot, pas vizitës që ia bëri, z. Irfan Buçi, zëvendës drejtor i Doganës, ka takuar drejtuesin e saj.
Pas vizitës, z. Buçi ka promovuar në rrjetin social një foto ku shihet me z. Kastrati, të cilin e quan humanistin më të madh në shqiptari.
Po ashtu, në foto shihet dhurata simbolike që u bë, gjatë kësaj vizite.
Postimi i z. Buçi: Në vizitë tek selia e re “Jetimat e Ballkanit” dhe te njeriu më human në shqiptari Halil Kastrati.