IRI: Shumica e qytetarëve janë më të orientuar drejt Perëndimit

Banorët e Maqedonisë, por edhe të Serbisë e BeH nuk ndjehen që i përkasin as Lindjes as Perëndimit, megjithatë pjesa më e madhe i preferojnë aleancat perëndimore, ka rezultuar sondazhi i ri i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

Marketing

Nëse nesër mbahet referendum për anëtarësim në BE, shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (69%) do të votonin “për”, tregojnë

rezultatet nga hulumtimi i fundit rajonal. Njëkohësisht, shumica e qytetarëve të shtetit janë përgjigjur se kanë qëndrim pozitiv për aleancën e NATO-s, përkatësisht gjithsej 73 për qind, nga të cilët 28 për qind kanë qëndrim shumë pozitiv, ndërsa 45 për qind deri diku pozitiv.

Megjithatë, ka disponim të madh për angazhim më të madh të mëtejshëm të Perëndimit, të cilën popullata e Ballkanit Perëndimor e lidh më prosperitetin, kështu që anëtarësimin në BE e mbështesin 68% e qytetarëve të vendit. Për dallim nga kjo, vetëm 50% e qytetarëve të Serbisë janë për BE, përballë 72% të qytetarëve të BeH dhe 85% e qytetarëve të Kosovës. Mbështetja e bashkëpunimit me NATO-n, në Kosovë, është 91 për qind, në Maqedoninë e Veriut 87 për qind, në BeH 67 për qind, dhe në Serbi 49 për qind.

Anketa e opinionit publik rajonal, që u prezantua sot, u realizua në gjysmën e dytë të nëntorit 2018 në Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pjesën që u realizua në Republikën e Maqedonisë, përmes intervistave personale, u përgjigjën 1.026 qytetarë të rritur si mostër përfaqësuese, ndërsa kufiri i gabimit është +/- 3.21%.

Sa i përket drejtimit në të cilin po lëviz vendi, 46 përqind e qytetarëve mendojnë se është në drejtimin e gabuar, ndërsa 39 përqind janë përgjigjur pozitivisht dhe 15 përqind kanë refuzuar të përgjigjen.

Nga ana tjetër, madje 79% të të anketuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë përgjigjur se brezi i sotëm i të rinjve nuk ka të ardhme të mirë në vend, ndërsa 16 përqind mendojnë se kanë dhe 5 përqind kanë refuzuar të përgjigjen.

Në pyetjen nëse do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të do të mbaheshin këtë javë, 52 përqind e të anketuarve në RMV janë përgjigjur se me siguri do të votonin, ndërsa 19 përqind kanë thënë se mbase do të votonin.

Në pyetjen për cilën parti do të votonin, nga ata të cilët kanë thënë se me siguri do të votonin, 36 për qind se do të votonin për LSDM dhe koalicionin, 35 për qind për VMRO-DPMNE, 13 për qind për BDI, 6 për qind për Aleancën për Shqiptarët, 3 për qind PDSH, 3 për qind për BESA e Kasamit, dhe 2 për qind për BESA e Gashit.

Është karakteristike që 40% e të anketuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut konsiderojnë se mediat e mëdha në vend përpiqen të jenë profesionale dhe të paanshme, por pikëpamjet e tyre të botës i pengojnë ata të raportojnë për fotografinë e plotë. Madje 32% e të anketuarve, megjithatë, besojnë se mediat e mëdha nuk janë të interesuara për informim faktik dhe të saktë, por janë të përqendruara në propagimin e pozitave që u shërbejnë interesave të dikujt. Vetëm 21 për qind mendojnë se mediat e mëdha janë profesionale dhe të paanshme.

Marketing