“BRAKO” keqpërdor bashkëpunimin komercial me mediat për të sulmuar gazetarët e IRL-së
Komunikata e Kompanisë “Brako” përmban sulme, ofendime, shpifje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj gazetarëve të IRL-së – reagojnë nga IRL-ja duke përmendur se kjo kompani gazetarët e IRL-së i kategorizon si “kancer të shoqërisë” që punojnë në dëm të ekonomisë maqedonase, njofton KlanM.
Prononcimi i parë zyrtar i Kompanisë “Brako” pas publikimit të filmit dokumentar “Vrasje në Tetovë” nuk dha përgjigje dhe argumente – thonë nga IRL-ja duke komentuar komunikatën e kësaj kompanie.
IRL-ja, sic percjell KlanM, thotë se më 30 qershor i ka dërguar një shkresë Koço Angjushevit, ku është njoftuar se punohet filmi dokumentar për zjarrin në spitalin modular në Tetovë dhe I është ofruar qasje në materialin I cili do të jetë temë e intervistës.
IRL thotë se ka kërkuar përgjigje edhe nga punonjësit e involvuar në këtë tregim, por kishin refuzuar të gjithë.
“Angjushevi refuzoi intervistën dhe paralajmëroi se do t`i padisë gazetarët për shqetësime dhe përgjime. Përgjigja e Angjushevit nuk ishte distribuar vetëm në IRL, por “Fero Invest” kishte dërguar shkresë tek mediat se është cak i sulmeve mediatike-biznesore”, thonë nga IRL.
Sulmet ndaj IRL-së, sic percjell KlanM komunikatwn e kwsaj redaksie, vijnë edhe në formë të distribuimit me pagesë nga ana e “Brako” dhe të teksteve autoriale të publikuara në media ku reklamohet kjo kompani – thonë nga IRL-ja duke shtuar se kompania në fjalë ka fuqi të madhe ekonomike, me këtë edhe ndikim në media.
IRL, siç percjell KlanM, do të dorëzojë kallëzim në organizata relevante vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në sferën e mbrojtjes së lirisë së fjalës dhe mbrojtjes së sigurisë së gazetarëve.
IRL-ja, sic thuhet në reagim, edhe para publikimit të dokumentarit alarmoi se ka presione ndaj gazetarëve dhe tentime për ta ndaluar emetimin për cka ishin njoftuar shoqatat e gazetarëve.