Tuna ka ironizuar me postimin e fundit.
Tuna Sejdiu ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të cilën e shkrepi nga pika kufitare në Bllacë.
Me atë imazh, artistja tregoi se ishte nisur në Shkup, ndërsa ironizon me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
“Erdha me marr koronen se kish me shumice në Shkup”, ka shkruar këngëtarja sipër asaj fotografie.
Për ndryshe, Tuna Sejdiu gjatë kësaj periudhe pandemie ka qëndruar e vetizoluar në shtëpi me Patrisin e Tianin.