Isa Mustafa kërkon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha postet në LDK

Kryetari i partisë në qeveri në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa kërkoi shkarkimin e zëvendës kryetares së LDK dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe heqjen e saj nga kryesia e LDK-së.

Marketing

Mustafa i kërkoi komitetit të partisë që Osmani të zëvendësohej nga Avdullah Hoti, Kryeministri i sapoemëruar i Kosovës. Ai argumentoi që statuti i LDK-së e ndalon Osmanin që të mbajë postin e saj brenda partisë nëse kundërshton publikisht vendimet e marra nga organet e partisë.

Osmani votoi kundër mocionit të inicuar nga LDK, i cili rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit. Sipas Mustafës, qëndrimi i saj ishte në kundërshtim me atë të udhëheqjes së LDK-së. Për më tepër, Osmani refuzoi të drejtojë seancën ku parlamenti i Kosovës votoi në qeverinë Hoti.

LDK do të votojë sot në orën 19:00 për këtë çështje.