Isa Mustafa në vetizolim në shtëpinë e tij, është në gjendje të mirë shëndetësore

Gjendja shëndetësore e kreut të LDK-së Isa Mustafa është e mirë dhe ai po trajtohet në shtëpinë e tij.

Kështu ka thënë për lajmi.net zyrtarja për komunikim me publikun në LDK, Gentiana Azemi.

Marketing

“Gjendja e kryetarit Mustafa është e mirë. Është në vetizolim në shtëpinë e tij”, ka thënë Azemi.

Mustafa pak ditë më parë kishte konfirmuar se ishte prekur nga koronavirusi, ku edhe kishte deklaruar se ishte izoluar.

“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, kishte shkruar kryetari i LDK-së në rrjetin social Facebook.